Gazetari dhe publicisti Blendi Fevziu ka reaguar lidhur me “Marshin për Drejtësi”, i cili është mbajtur sot në Prishtinë. Ai ka thënë se kjo që pam sot nuk është politikë, por është qytetari, solidaritet, mbrojtje e se drejtës dhe homazh për momentet me te rëndësishme të historisë së kombit që shqiptarët e Kosovës i kane dale për zot vete.
“Kjo nuk është politike. Kjo është qytetari, solidaritet, mbrojtje e se drejtës dhe homazh për momentet me te rëndësishme të historisë së kombit që shqiptarët e Kosovës i kane dale për zot vete. Bravo për këtë manifestim sot dhe solidaritet me Thaçin, Krasniqin, Veselin dhe Selimin. Te kater ata, atë moment qe Kosova kishte nevoje vunë jetën ne rrezik, për të mbrojtur atë dhe për Lirinë. Sot janë në një beteje jo për vete. Por për historinë”, ka shkruar në Facebook.