-0.7 C
New York
Sunday, March 23, 2025

Buy now

Fevziu flet për pengesat e bashkimit Kosovë-Shqipëri: Secilit i duket vetja më mirë i pari në fshat, se bashkë në qytet

- Advertisement -

Gazetari shqiptar, Blendi Fevziu, ka deklaruar se lufta e Kosovës dhe pavarësia e Kosovës janë ndër ngjarjet që ia formuan karakterin e tij.

“Viti 1990 është një prej momenteve më të rëndësishme në jetën time, lufta e Kosovës si dhe shpallja e pavarësisë së Kosovës, po i bashkoj të dyja, si dhe transformimi i Shqipërisë. Unë kam lindur në një vend të izoluar, më i izoluari në glob, më i izoluar sesa Koreja e Veriut. Ky transformim për mua është kënaqësi”, tha Fevziu në Weekend në Klan Kosova.

Fevziu ka folur edhe për idenë e bashkimit kombëtar, duke thënë se përveç presionit ndërkombëtar që nuk e lejon, ekziston edhe një problem mes shqiptarësht që e pengon. Sipas Fevziut, në dy shtetet, por më shumë në Kosovë, iu duket vetja më mirë të parë në fshat sesa bashkë në qytet.

“Problemi i bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, përtej presionit ndërkombëtar që nuk lejon, është edhe një truk i vogël lokal. Secili qoftë në Kosovë qoftë në Shqipëri, por më shumë në Kosovë iu duket vetja më mirë të parë në fshatin e vet sesa së bashku në qytet”, tha ai.

Ai ndër të tjerash tha se në të ardhmen Shqipëria dhe Kosova do të jenë një unitet territorial.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit