10.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Fetoshi thotë se PDK-ja ra në provokimet e Vetëvendosjes

- Advertisement -

Profesori universitar, Arben Fetoshi, thotë se është i bindur se në Kuvendin e Kosovës, PDK ra na në grackën e zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi.

Fetoshi thotë se pushteti e ka tejkaluar lehtë situatën e krijuar rreth ndikimit të audio-incizimeve të publikuara, ku shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila bisedon me nënkryetarin e Listës Serbe , Slavko Simiqin.

“Jam i bindur që Partia Demokratike e Kosovës sot, ra në grackën e Bislimit dhe të gjithë eksponentëve tjerë të pushtetit për ta tejkaluar kaq bukur një siklet të madh me incizimet e shefes së Grupit Parlamentar, dhe përtej kësaj shqetësimi im ka të bëjë me faktin që pas një muaji e gjysmë tensionesh që na çuan në izolim me komunitetin euroatlantik, dhe duke ju referuar një skandali serioz që u shpërfaq në publik” ,tha ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Fetoshi tha se nuk arsyetohet ajo se çfarë ka ndodhur brenda sallës së Kuvendit të Kosovës.

“Sot, menjëherë opinionit i servohet një temë krejt tjetër, e cila natyrisht e provokon emocionalisht çdo qytetarë, natyrisht që i bënë dëm edhe shëndetit të demokracisë tonë. Çka do të pasojë mes marrëdhënieve të qeverisë dhe opozitës në qoftë se i referohemi tensioneve të sotme, pavarësisht se kush është fajtori? Inicialisht krejt kjo çfarë ka ndodhur në parlament sot e ka nisur zëvendëskryeministri Bislimi. Nuk e arsyetoj krejt atë se çfarë ndodhi pas atij veprimi”, shtoi ai.

Tutje, profesori universitar tha se tani për tani ka një fillim të shtensionimit në veri, por ka një eksplodim brenda parlamentit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit