30.6 C
New York
Sunday, August 17, 2025

Buy now

Fetoshi: Qeveria po e shmang të vërtetën për veriun

- Advertisement -

Profesori i universitar, Arben Fetoshi thotë se kur flitet për veriun e vendit, kryeministri Albin Kurti po e shmang të vërtetën.

Sipas tij, Kurti këtë po e bën nëpërmjet narracionit të sundimit të ligjit e shtrirjes së sovranitetit atje.

“Më shumë se një muaj e në qoftë se i referohemi pothuajse skenarit të njëjtë të vitit të kaluar me targat, Qeveria e Kosovës po e shmang të vërtetën e problemit nëpërmjet narracionit të sundimit të ligjit, luftës kundër bandave e shtrirjes së sovranitetit në veri. Po e shmang të vërtetën. Sepse e vërteta është kjo që veriu zgjidhet vetëm atëherë kur ne me mbështetjen e aleatëve dhe fuqive më të mëdha të botës, do ta detyrojmë Serbinë ta pranojë Republikën e Kosovës si realitet politik në rajonin tonë”, ka thënë Fetoshi në Këndin e Debatit në Tëvë 1.

Sipas Fetoshit, Kosova do të duhej ta binte punën që Serbia të rrezikohej nga vendosja e sanksioneve prej BE-së.

“Prandaj Lajçak përmendi edhe sanksionet për Serbinë. Sepse në qoftë se ne do ta binim punën që procesi ta nxirrte para detyrimit për fillimin e zbatimit të pikave të marrëveshjes së Ohrit Serbinë, atëherë kjo do të ishte një situatë komplet e favorshme për Kosovën, e cila do ta vinte Serbinë para sanksioneve të BE-së”, ka deklaruar ai.

Të ngjashme

Të fundit