1.3 C
New York
Saturday, January 18, 2025

Buy now

Fetoshi: Proceset integruese varen nga dialogu me Serbinë javët e muajt në vazhdim

- Advertisement -

Profesori universitar, Arben Fetoshi vlerëson se pavarësisht faktit që Suedia aktualisht e udhëheq Këshillin e Bashkimit Evropian, nuk mund të presim asnjë gjë sa i përket proceseve të rëndësishme për Kosovën.

Sipas tij, Bashkësia Ndërkombëtare i ka subordinuar të gjitha proceset me fatin dhe zhvillimet që do ta karakterizojnë procesin e dialogut me Serbinë.

“Pra një agjendë që për më shumë se 10 vjet e ka ngadalësuar dhe pothuajse bllokuar zhvillimin e vendit tonë dhe një agjendë e cila tashmë muajve të fundit besoj që ka marrë prioritetin e duhur sa i përket finalizimit të saj, me qëllim që të ecim pastaj drejt zhbllokimit të proceseve, duke filluar me fatin e aplikimit tonë për Bashkimin Evropian, duke vazhduar me fatin e aplikimit tonë për t’u bërë anëtare e Këshilllit të Evropës dhe ‘thembra e akilit’ për integrimin e Kosovës në BE dhe që ka të bëjë me mosnjohjen nga 5 vendet e Bashkimit Evropian”, ka thënë Fetoshi te Ditari në Tëvë 1.

Duke komentuar një intervistë të Ambasadorit të Suedisë në Kosovë dhënë për Tëvë 1, ai tha se Kosova nuk mori asnjë përgjigje konkrete se çka mund të ndodhë me proceset integruese të saj.

“Kjo tregon që ShBA dhe BE janë faktorët që do ta përcaktojnë ecurinë e proceseve varësisht prej dinamikave dhe zhvillimit që do të ketë procesi i dialogut me Serbinë në javët dhe muajt në vazhdim”, shtoi ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit