22.4 C
New York
Thursday, September 11, 2025

Buy now

Fetoshi: Politika duhet ta lexojë drejt situatën, vendi rrezikon kolaps financiar

- Advertisement -

Pas rritjes së tensioneve gjeopolitike në Evropë, ku mbrëmë Polonia raportoi ndërhyrje të reja me dronë në hapësirën e saj ajrore, drejtori i Institutit Octopus, Arben Fetoshi, në “Click” të RTV21 ka bërë thirrje për përgjegjësi të lartë politike në Kosovë.

Ai theksoi se vendi nuk duhet të thellohet më tej në krizë institucionale, duke paralajmëruar për pasoja të mundshme financiare.

“Një klasë politike e përgjegjshme do ta lexonte drejt situatën — jo me dëshira personale, por me maturi. Dua të besoj që Kosova nuk po lëviz drejt një kolapsi financiar, ku ‘kuleta’ e pushtetit nuk mund të funksionojë për institucionet e vendit,” deklaroi Fetoshi.

Të ngjashme

Të fundit