7.1 C
New York
Friday, March 21, 2025

Buy now

Fetoshi: Fitorja më e madhe e Serbisë kundrejt Kosovës është Specialja

- Advertisement -

Në diskutimin për akuzën e “Spiunazhit” dhe aktivitetin e dy të akuzuarve, Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi në shërbim të dhënies së informacioneve të ndjeshme të Kosovës  shërbimit të Inteligjencës Serbe (BIA), u ndërlidh edhe çështja e Gjykatës Speciale.

Arben Fetoshi, drejtor i Institutit “Octopus”, në Rubikon të Klan Kosovës tha se Specialja në Hagë është produkt i propagandës së sofistikuar të Serbisë të cilës i kanë kontribuar shumë edhe dy të akuzuarit për spiunazh, Shabani e Qerimi.

Fetoshi madje e quajti fitoren më të madhe të Serbisë karshi Kosovës, që ka goditur rëndë republikën dhe krerët më të lartë të saj, të cilët tash e pesë vite po gjykohen në Hagë.

“Fitorja më e madhe e Serbisë kundrejt Kosovës është Gjykata Speciale, me të cilën sot Kosova përballet dhe udhëheqësit kryesor të vendit tonë përballen në një proces tash e pesë vjet padrejtësisht. Pra, produkt i një propagande të egër të sofistikuar dhe produkt i një aktiviteti subversiv agjenturorë i cili sot e godet Republikën e Kosovës me përmasën më të madhe kundër vendit tonë”.

“Në anën tjetër atë që tha avokati duhet me ndodhë pasoja për tu vërtetuar spiunazhi nuk ka kuptim, për shkak se aktiviteti i inteligjencës konsiston në parandalimin e neutralizim dhe krejt këto që i kemi parë të afishuara nga mediat sa i përket aktakuzës në fjalë janë totalisht bindëse për një aktivitet të dendur të këtyre dy personave në shërbim të BIA-s”, deklaroi Fetoshi. /klankosova.tv

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit