24.8 C
New York
Thursday, June 19, 2025

Buy now

Fetai: Taravari është tuxhar politik, pret që Ali Ahmeti t’i dhurojë komuna

- Advertisement -

Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë në Maqedoninë e Veriut, Arben Fetai, ka akuzuar Arben Taravarin pas largimit të këtij të fundit nga Qeveria, duke e akuzuar se po bën pazare me Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) në këmbim të komunave në zgjedhjet lokale.

“Taravari është në prehrin e Ali Ahmetit, dhe pret që Ahmeti t’i dhuron komuna. Taravari është shndërruar në një farë tregtari me komuna një farë tuxhari politik, i cili ka tentuar të kontrabandojë një parti të shesë një strukturë të tërë  prej mijëra njerëzve që kanë qëndruar stoik për dy dekada si partia kryesore opozitare prej vitit 2002 e këndej, dhe që ka bërë betejë çdo ditë me BDI-në”, deklaroi Fetai në Debat Plus.

Ai theksoi se plani i Taravarit për të bashkëpunuar me BDI-në është pjesë e një strategjie të menduar mirë nga vetë BDI-ja dhe Artan Grubi, për ta dobësuar koalicionin opozitar VLEN dhe për të shkaktuar krizë në shumicën parlamentare.

Sipas Fetait, brenda partisë Aleanca për Shqiptarët, Taravari ka justifikuar këtë lëvizje duke thënë se nuk ka marrëveshje të shkruar me BDI-në, por janë të hapura mundësitë që në zgjedhjet lokale të tetorit të fitojnë gjashtë komuna me përkrahje nga BDI-ja.

Ai përmendi edhe rolin e Artan Grubit, për të cilin tha se, përveç ndikimit politik, është edhe personi që menaxhon strategjinë e komunikimit të BDI-së.

“Unë tash e shoh që Taravari shkon më BDI në zgjedhje lokale kësaj herë jo parlamentare por lokale, me idenë që bashkë me BDI-në të rikthehet në pushtet në nivelin qendror pas zgjedhjeve lokale. Taravari na ka thënë brenda për ata që kishin qejf të shkonin me BDI-në pasi BDI-ja ia jep gjashtë komuna, në zgjedhejt lokale të tetorit. Ndërsa neve të tjerëve që ishim kundër këtij bashkëpunimi na ka thënë se nuk kam marrëveshje, do shohim të dalim njëherë prej qeverie, vendosim më pas se si të shkojmë, por janë mundësitë për gjashtë komuna të falura nga BDI-ja ku BDI nuk nxjerrë kandidatë dhe na lë neve të nxjerrim kandidaturë. Që realisht ishte një plan i mendar mirë nga ana e BDI-së, dhe Artan Grubit për të shkaktuar krizë të shumicës parlamentare. Grubi i Listës së Zezë amerikane, është duke i përzier edhe mirë, PR-në e BDI-së e mban Artan Grubi, unë besoj dhe kemi informata por edhe analiza tregon se qasja e PR-it është po e njëjta”, tha Fetai.

Të ngjashme

Të fundit