13.7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Fetahu: Presim hetim dhe aktakuzë ndaj Gërvallës dhe Damkës, pas keqpërdorimit prej rreth 1.1 milion euro

- Advertisement -

Avokati i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Fetahu, vazhdon të jetë i bindur se ministrat e Qeverisë Kurti, Donika Gërvalla dhe Fikrim Damka, kanë bërë keqpërdorim të detyrës zyrtare, duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit prej rreth 1.1 milion euro.

Fetahu, në Edicionin Special në Klan Kosova, vlerëson se ndaj Gërvallës dhe Damkës pret një proces hetimor, i cili do të rezultojë me aktakuzë e pastaj një vendim penal dënues.

“Është e pritshme që ata të njohin ligjin por me letër pëlqimin e Gërvallës i është hapur rrugë një marrëveshjeje të jashtëligjshme, e cila dëmton buxhetin e shtetit prej 1.4 milion euro. Nuk e dimë se a kanë filluar hetimet, por kemi bërë thirrje për një proces hetimor të pavarur dhe të paanshëm. Jemi të bindur që do të ketë një proces hetimor, i cili shpresoj që do të rezultojë me një aktakuzë dhe në fund me një vendim penal dënues sepse keqpërdorimi i detyrës zyrtare duhet të ndëshkohet”.

“Patëm reagime të zbehta dhe fjali në gjysmë. Unë nuk i hyj një procesi që nuk i besoj dhe jam më i bindur se kurrë që ky proces është i paligjshëm dhe sa më parë që të tërhiqet ministria nga kjo marrëveshje, do të zvogëlojë dëmin. Tashmë kemi konfirmim që pjesa e pagesës për këtë vit është ekzekutuar. Dëmi, rrjedhimisht, dhe vepra penale është bërë”, tha Fetahu.

Fetahu, mes tjerash, vlerëson se nga kjo marrëveshje janë shkelur katër ligje dhe janë diskriminuar organizata joqeveritare në Kosovë, njofton Klankosova.tv.

“Bëhet fjalë për një marrëveshje bashkëpunimi ndërinstitucional, që duhet të bëhet me shtete të tjera dhe organizata ndërkombëtare. Pikëpyetja që është ngritur sot është se pala që ka nënshkruar këtë memorandum nuk i plotëson kriteret ndërkombëtare. Tri kushte: Pala tjetër duhet të jetë agjenci shtetërore, marrëveshja të mos ketë implikime financiare, përndryshe do të duhej të ratifikohej në Kuvend dhe pika e tretë, të mos përfshihet shteti”.

“Nuk arritën ta demantojnë dhe të japin përgjigje se Karitasi zviceran a është organizatë ndërkombëtare. Ne jemi të bindur që nuk është, por edhe nëse është, nuk plotësohet kushti i dytë që të mos përfshijë kosto financiare e kjo marrëveshje përfshin 1.4 milion euro”.

“Duke u përpjekur ta përligjin në një formë tjetër, ata ‘ia kanë lidhë kryet’ nëpërmjet një bashkëpunimi ndërinstitucional. Është shkelur Ligji për Marrëveshje Ndërkombëtare dhe Ligji për Ndarjet Buxhetore”, tha Fetahu.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit