22.8 C
New York
Thursday, June 5, 2025

Buy now

Fetahu paralajmëron masa të rrepta ndaj abuzimit me energjinë elektrike (Video)

- Advertisement -

Avokati i PDK-së, Faton Fetahu, ka paralajmëruar se do të marrin masa për rastin e Luan Dalipit, shefit të kabinetit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për të cilin tha se kompaninë “NDA” ia ka transferuar vëllait të tij.

Në emisionin Edicioni Special në Klan Kosova, ai ka theksuar se edhe Prokuroria Speciale e Kosovës duhet të nisë hetim për këtë rast.

Sipas tij, kjo kompani e udhëhequr tash nga vëllai i Dalipit tashmë është në proces të licencimit për furnizim me energji elektrike.

“Natyrisht ne gjatë ditëve të vijim do t’i verifikojmë të gjitha informatat tjera, pastaj do t’iu referohemi organeve kompetente. Meqë jemi në fazën e verifikimit të informative e di që ky proces duhet të rezultojë me një aktakuzë të fuqishme dhe profesionale, dhe që i bën përgjegjës njerëzit, për vëllain dhe për përfshirjen e njërit prej zyrtarëve më të lartë qeveritar që është Luan Dalipi”.

“Ky proces kërkon hetim nga Prokuroria Speciale dhe patjetër do të rezultojnë të gjitha pretendimet se procesi i imponimit të liberalizimit të tregut në Kosovë prapa vetes ka motive të qarta korruptive, ne nuk mund të qëndrojmë duarkryq”, ka thënë Dalipi.

Të ngjashme

Të fundit