Sulmuesi i krahut, Liridon Fetahaj do të jetë pjesë e skuadrës së Malishevës për edicionin 2023/24.
Fetahaj te Malisheva është prezantuar të premten, ndërsa nuk janë bërë të ditura detajet e marrëveshjes mes palëve.
Ai i është bashkuar Malishevës nga Liria e Prizrenit, ekip që e ndihmoi të rikthehet në elitën e futbollit kosovar.
Fetahaj, karrierë gjithashtu në futbollin e Kosovës, ka bërë edhe te Ballkani e Prishtina.
Malisheva për edicionin e tretë rresht do të paraqitet në Superligën e Kosovës në futboll.