Fetah Paçarizi – kandidat për deputet nga PDK, ka mbajtur takim mobilizues me banorët e lagjes së tij, familjarë e shokë.
Ai mori mbështetjen e tyre për zgjedhjet e 28 dhjetorit teksa u zotua që së bashku mund ta bëjnë “ndryshimin emergjent të nevojshëm e të domosdoshëm për ta nxjerrë Kosoven nga ky qorrsokak që e ka futë qeverisja në largim”.
“Tubim mobilizues me banorët e lagjës time, me familje, miq e shok të cilët i falënderova për përkrahjen që më dhanë në zgjedhjet e 9 shkurtit ndërsa u zotuam që së bashku ta bëjmë ndryshimin emergjent të nevojshëm e të domosdoshëm për ta nxjerrë Kosoven nga ky qorrsokak që e ka futë qeverisja në largim! Këtë tubim ma bënë edhe më të begatë koleget e kolegët kandidat për deputet nga lista jonë e PDK-së në Prizren ku dhe patëm rastin të mbajmë nga një fjalim para të pranishmëve për t’a shpërfaqë programin e begatë të kryeministrit në ardhje z. Bedri Hamza. Faleminderit nga zemra të gjithëve veç e veç për prezencën, përkrahjen, mbështetjen dhe angazhimin! Bashkë dhe përpara Kosovës do ti kthehet stabiliteti, zhvillimi ekonomik e mirëqenia për qytetarët e vendit”, shkruan ai.






