7.8 C
New York
Friday, December 19, 2025

Buy now

Fetah Paçarizi merr mbështetje të fuqishme në Sopijë: Familja Kabashi rreshtohet krah PDK-së dhe Bedri Hamzës

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Fetah Paçarizi, ka vazhduar sot takimet intensive me qytetarë dhe biznese në Komunën e Suharekës, raporton Scanner.

​Gjatë ditës, Paçarizi ka vizituar fshatin Sopijë, ku është pritur ngrohtësisht nga familja e njohur Kabashi dhe drejtuesit e biznesit “Auto-Servis AEK”, Ali dhe Esat Kabashi.

​Në këtë takim, Paçarizi vlerësoi lart figurën e kësaj familjeje, duke i cilësuar si shembull të punës së ndershme dhe patriotizmit. Ai theksoi se familja Kabashi ka një histori të gjatë kontributi për vendin, duke filluar nga lufta e UÇK-së e deri te mbështetja e vazhdueshme për proceset shtetndërtuese.

​”Sot pata kënaqësinë të vizitoj familjen e nderuar Kabashi dhe biznesin e tyre. Është një familje me tradita të larta atdhetare, që i ka dhënë Kosovës ushtarë të UÇK-së, të cilët luftuan për lirinë që sot e gëzojmë,” është shprehur Paçarizi.

​Kandidati me numrin 89 në listën e PDK-së u shpreh mirënjohës për besimin që kjo familje po i jep atij dhe platformës së Bedri Hamzës për qeverisjen e ardhshme.

​”Jam shumë i nderuar nga mbështetja e tyre për mua si kandidat për deputet dhe u jam pafundësisht falënderues për besimin e treguar,” përfundoi ai.

 

​Në zgjedhjet e ardhshme, Fetah Paçarizi garon në listën e PDK-së (130) me numrin 89, duke kërkuar besimin e qytetarëve për të përfaqësuar zërin e tyre në Kuvend, në mbështetje të kandidatit për Kryeministër, Bedri Hamza.

Të ngjashme

Të fundit