Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar mbi festimet pas zgjedhjeve lokale të raundit të dytë që u mbajtën dje më 9 nëntor.
Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti shkroi se do të donte të shihte kryetarët e partive politike duke festuar edhe me kandidatët nga subjektet e tyre që morën pjesë në garë për kryetar të komunës, por nuk arritën të fitojnë, raporton Klankosova.tv.
“Mbrëmë, Albin Kurtin do të doja ta shihja edhe me Hajrullah Çekun, Taulant Kelemndin e Ardian Golën përveç festimit me Faton Pecin.
Mbrëmë, Memli Krasniqin do të doja ta shihja edhe me Arian Tahirin përveç festimit me Shaqir Totajn.
Mbrëmë, Lumir Abdixhikun do të doja ta shihja edhe me Xhafer Gashin përveç festimit me Përparim Ramën.
Të gjithë këta kanë dhënë maksimumin personal duke ekspozuar vetën për ti ndihmuar subjektit politik. Disa prej tyre mund edhe të ankohen për mosmbështetje të subjektit në garat e tyre. Krediti për fitore shkon bashkë me përgjegjësinë për humbje”, shkroi Ahmeti






