26.3 C
New York
Saturday, August 2, 2025

Buy now

“Festuan” me armë në një dasmë në Greme, policia gjen 50 gëzhoja në oborr të shtëpisë

- Advertisement -

Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar të shtunën rreth orës 13:00 një informatë se, në një dasmë në fshatin Greme të Ferizajt janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë, njësitë përkatëse (policia e rendit, hetuesit dhe forenzika) kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në oborrin e shtëpisë së të dyshuarit S.A. (57 vjeç), janë gjetur dhe sekuestruar gjithsej 50 gëzhoja të armëve, raporton Klankosova.tv.

I dyshuari, sipas Policisë, ka prezantuar dy armë zjarri – një revole dhe një pushkë gjuetie.

“Me urdhër të prokurorit të shtetit, armët dhe gëzhojat janë sekuestruar, ndërsa ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale: ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’ dhe ‘Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’”, ka thënë Policia.

Ndërkaq pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Klankosova.tv

Të ngjashme

Të fundit