0.2 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Feston sot ditëlindjen, sa vite mbush këngëtarja e njohur, Genta Ismajli

- Advertisement -

Prej vitesh, Genta Ismajli është një prej këngëtareve më të dashura nga publiku shqiptar.

Që prej daljes së parë në ekran, ajo i befasoi të gjithë me performancën e saj ekspresive. Ndonëse, koha ka kaluar, duket se këngëtarja vazhdon të ketë energjinë e njëjtë.

Sot, ajo feston ditëlindjen dhe mbush 38 vjeçe. Genta ka postuar në Instastory një foto, ku shfaqet teksa mban në krahë dy binjakët e saj.

“Urime ditëlindja për mua, le të festojmë dhe të jemi të lumtur”, ka shkruar ndër të tjera ajo përmbi imazhin e ëmbël.

Kujtojmë që në janar të këtij viti, Genta u bë nënë për herë të parë dhe mirëpriti binjakët, Ivy Blue dhe Icon. Tashmë, ajo dhe partneri turk, po shijojnë periudhën më të bukur të jetës.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit