Ka filluar Festivali i Filmit të Cannes për vitin 2022, ku Eva Longoria, Lashana Lynch dhe Julianne Moore i kanë prirë yjeve teksa ato do të përcjellin ceremoninë e hapjes se edicionit të 75-të të këtij festivali.
Pasi që Cannes i kishte anuluar më 2020 për shkak të portokolëve të rrepta të shdëntësisë dhe më 2021, tanimë tepihu i kuq është kthyer përsëri këtë të martë.
Yjet si Eva, Lashana dhe Julianne kanë bërë një paraqitje tepër me finesë në këtë paraqitje për edicionin e 75-të të këtij viti.
E veçanta është se kësaj radhe aty janë paraqitur edhe disa yje të TikTok pasi që organizatorët kanë shikuar për ta rifreskuar imazhin e tyre duke pasur partner platformën për lansimin e videove, të cilët do të sponsorizojnë edhe çmimin për filmin e shkurtër.
Filmi që pritet që ta hap festivalin është “Final Cut”, një film komedi që është punuar nga artistë të mirë.









