14.8 C
New York
Monday, May 12, 2025

Buy now

Festival golash në “Montjuic”, Barcelona fiton ndaj Realit dhe e prekë me një dorë titullin

- Advertisement -

Barcelona ka shënuar fitore ndaj Real Madridi me rezultat 4-3 në kuadër të El Clasicos e vlefshme për xhiron e 35-të.

Real Madridi e nisi mirë ndaj Barcelonës si mysafir duke shënuar që në minuën e pestë të ndeshjes.  Gjyqtari Hernandez Hernandez akordoi penallti pas një ndërhyrje të gabuar të Ëojciech Szczesnyt ndaj Kylian Mbappes, ndërsa më herët gaboi Pau Cubarsi.

Nga pika e bardhë ishte i saktë Kylian Mbappe që shënoi për 1-0.

Në minutën e 14-të, sërish Mbappe mori një top shumë të mirë dhe arriti të shënojë për 2-0, duke menduar që mbretërit do ta kenë të lehtë fitoren.

Por në minutën e 19-të, Barcelona u kthye në lojë, me Erik Garcian që arriti të shënojë për 2-1.

Në minutën e 32-të u barazuan shifrat, ku Lamine Yamal shënoi një gol të bukur për 2-2.

Barcelona nuk ndalej, duke sulmuar portën e Real Madridit që ishte në shok pas këtyre dy golave.

Epërsia për katalanasit erdhi në minutën e 34-të, kur  Raphinha shënoi pas asistimit të Pedrit, për 3-2.

Ritmi i lartë i lojës sillte raste nga të dyja anët, por Barcelona arriti të shënojë edhe njëherë pa u mbyllu pjesa e parë.

Raphinha shënoi sërish, kësaj radhe pas asistimit të Ferran Torres për 4-2.

Pjesa e dytë kishte më pak raste dhe për rrjedhojë edhe më pak gola.

Mbretërit arritën të hapnin ndeshjen në minutën e 70-të, me Vinicius Junior që asistoi te Mbappe që shënoi për 4-3.

Edhe pse minutat e mbetur sollën shumë raste, ku anuluan, dy gola, për secilën nga një, tjera nuk kishte.

Barcelona mori fitoren që i afron shumë te titulli kampion.  Barcelona ka 85 pikë në vendin e parë, ndërsa Real Madridi si i dyti ka 75 pikë. /Express/

Të ngjashme

Të fundit