Artikulli famëkeq anti-UÇK i Dimal Bashës me bashkëatuore, Jana Arsovska-n, ka vërshuar ballinat e tabloideve të Aleksandër Vuçiqit, prej atyreve më fashiste dhe të ndyta, por me audiencë të madhe.
Festë titujsh si “Dimal Basha i Albin Kurtit tha të njëjtën gjë si Prokuroria e Serbisë: UÇK u krijua me para të drogës”.
“Dimal Basha…njëherë kishte tjetër tregim”, e nis “Novosti” famëkeq i Beogradit.
Krejtësisht e replikuar artikulli është bartur në Televizionin “Pink” që udhëhiqet nga Partia Progresiste Serb e Vuçiqit, se “Dimal Basha pranoi atë që thonë autoritetet serbe, se UÇK u krijua me para të drogës”.
Të njëjtat u riprodhuan edhe në “Alo” edhe “B92”.



