Rreth 15 000 pajisje dekorative të pasigurta janë ndaluar nga tregu.
Kështu bëri të ditur Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Sipas njoftimit, këto produkte janë konstatuar si të papërputhshme me kërkesat ligjore dhe standardet përkatëse të sigurisë.
MINT bën të ditur se dritat dekorative elektrike që nuk përmbushin standardet përkatëse mund të paraqesin rrezik serioz për goditje elektrike ose zjarr, duke vënë në rrezik jetën dhe pronën e qytetarëve.