Kryetari i Degës së PDK në Klinë, Sokol Bashota, ka vizitiuar mbrëmë për Krishtlindje famullitarin e famullisë “Zoja e Këshillit të Mirë” në Klinë, Don Jeton Thaçin.
“Përveç urimeve të përzemërta për këtë ditë të shenjtë, i dhurova atij një bucetë të Shën Nënë Terezës, të punuar me mjeshtëri nga bashkëluftëtari im, skulptori Ylber Krasniqi”, ka shkruar Bashota.
Postimi i plotë:
Sot, në festën e Krishtlindjes, pata nderin të vizitoj famullitarin e famullisë “Zoja e Këshillit të Mirë” në Klinë, Don Jeton Thaçin. Përveç urimeve të përzemërta për këtë ditë të shenjtë, i dhurova atij një bucetë të Shën Nënë Terezës, të punuar me mjeshtëri nga bashkëluftëtari im, skulptori Ylber Krasniqi. Kjo bucetë, që e kam mbajtur për 10 vite në zyrën time, ka një vlerë të veçantë dhe simbolizon forcën e besimit dhe shpresës. Urime të gjithë besimtarëve të krishterë, Krishtlindjet! Zoti ju bekoftë!