21.4 C
New York
Wednesday, September 24, 2025

Buy now

Festa e Grassroots vazhdoi në Prizren, presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Futbolli ka rol kyç në zhvillimin dhe edukimin e fëmijëve

- Advertisement -

Java e Grassroots ka vazhduar rrugëtimin e saj në Prizren, duke sjellë gjallëri, pasion dhe shumë buzëqeshje në fushë tek fëmijët pjesëmarrës.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka njoftuar se të rinjtë e këtij qyteti janë bashkuar nën të njëjtin qëllim: të luajnë, të mësojnë dhe të ndajnë momente që shkojnë përtej lojës.

“Bashkë me kryetarin dhe stafin e LRF të Prizrenit, ish-futbollistët dhe trajnerët e këtij qyteti ishim pjesë e këtij aktiviteti për fëmijët. Grassroots po vazhdon të dëshmojë se përtej futbollit dhe talentit, ka rol kyç në zhvillimin dhe edukimin e fëmijëve mbi vlerat kolektive dhe unifikuese. FFK, si deri më tani, do të vazhdojë të organizojë aktivitete në baza ditore gjatë tërë vitit në tërë Kosovën, ashtu siç e ka shtrirjen programi Grassroots. Java e Grassroots do të vazhdojë edhe në ditët në vijim në komuna të tjera”, ka njoftuar Ademi.

Të ngjashme

Të fundit