28-Nëntori -Dita e Flamurit është festa më e dashur për të gjithë shqiptarët.
Në Kosovë deri në çlirim në vitin 1999, Festa e Flamurit është festuar tinëz në shumicēn e familjeve kosovare, shkruan Scanner.
Ndërkaq, për Flamurin kuq e zi, shumë të rinj janë burgosur, janë përsekutuar e janë vrarë. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte udhëhequr me këtë flamur dhe të gjithë dëshmorët vdiqēn me flamurin kuq e zi.
Fazli Greiqevci, është hero i Kosovë, që vdiq pas torturave mizore në burgun e Prishtinës, duke mbrojtur Flamurin.
Ai ishte mësuesi shkrimtar dhe veprimtar i shquar i kauzës sonë kombëtare Fazli Greiçevci. Ai bashkë me Adem Demaçin dhe patriotët tjerë e themeluan Lëvizjen Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve në vitin 1963. Greiçevci dhe vepra e tij kanë qenë burim frymëzimi për shumë breza të të rinjve, që dekada më pas i rrokën armët për ta mbrojtur atdheun edhe në luftën e armatosur.
Ai dhe shokët e tij janë dëshmi e sakrificës së madhe që është bërë për të arritur në ditët e sotme të lirisë dhe pavarësisë.
E në këtë ditë festë gjithëkombëtare, heroi Graiqevci kujtohet gjithmonë nga familjarët, e veçanêrisht motrat e heroit./Scanner/