-1.8 C
New York
Tuesday, February 11, 2025

Buy now

Festa e Fitër Bajramit, Haradinaj viziton Bashkësinë Islame të Kosovës

- Advertisement -

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, kanë vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Nga aty, Haradinaj ka uruar gjithë qytetarët për festën e Bajramit, duke thënë në Muajin e Ramazanit u dëshmua solidariteti dhe humanizmi.

“Kishim nderin të vijë këtu në Bashkësinë Islame të Kosovës të takohem me myftiun Naim Tërnava dhe njëkohësisht në emrin tonë dhe shumë bashkëpunëtorëve dhe kolegeve të urojmë Fiter Bajramin. Pra urime ta gëzojmë të gjithë bashkë në Kosovë ta gëzojnë shqiptarët gjithë bashkë. Vërtet  gjatë ketij muaji u dëshmua përkushtimi, u dëshmua sakrifica e solidariteti dhe njëkohësisht humanizmi. I falënderojmë që gjatë këtij muaji kanë bërë shumë që të jemi bashkë dhe të kalojmë më së miri këto ndjenja gëzimi”, tha Haradinaj. /EO/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit