27.9 C
New York
Sunday, October 5, 2025

Buy now

Feronikeli njofton për gjendjen e lojtarit Diellor Beseni, pësoi një lëndim të rëndë në kokë

- Advertisement -

Skuadra e Feronikelit 74 sot luajti ndaj Kek-ut ndeshjen e rëndësishme për Ligën e Parë të futbollit të Kosovës.

Futbollisti i tyre, Diellor Beseni pësoi një lëndim të rëndë në kokë gjatë ndeshjes,

Përmes rrjeteve sociale klubi njofton për gjendjen e lojtarit – i cili është dërguar në Kliniken Universitare të Kosovës për kujdes të mëtejmë.

“Menjëherë pas incidentit, ai mori trajtimin e parë nga stafi mjekësor dhe më pas u dërgua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për kujdes të mëtejmë. Aktualisht, Diellor Beseni ndodhet nën mbikëqyrjen e mjekëve dhe po merr trajtimin e nevojshëm”, shkruhet në faqen zyrtare të klubit

Kujtojmë që Feronikeli 74 është në pozitën e parë me 23 pikë pas 10 xhirosh në Ligën e Parë.

Të ngjashme

Të fundit