Home Sport Feronikeli 74 e Malisheva barazojnë në “Rexhep Rexhepi”

Feronikeli 74 e Malisheva barazojnë në “Rexhep Rexhepi”

0
Feronikeli 74 e Malisheva barazojnë në “Rexhep Rexhepi”

Feronikeli 74 dhe Malisheva kanë barazuar në ndeshjen e xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Të shtunën në ndeshjen hapëse të kësaj xhiroje, skuadra nga Drenasi dhe malishevasit barazuan pa gola, pavarësisht rasteve të shumta nga të dyja skuadrat. 

Për Feronikelin ishte barazimi i dytë në katër ndeshjet e fundit. Ka edhe dy disfata në këtë ecuri.

Ndërkohë, Malisheva në pesë ndeshjet e fundit ka dy humbje, dy barazime e një fitore, atë ndaj Prishtinës në xhiron e kaluar.

Në pjesën e parë, Jakup Berisha i vendësve e qëlloi transversalen me gjuajtje të fuqishme, ndërsa në minutën e pestë të shtesës në pjesën e parë, portieri i Malishevës, Flamur Gashi, e priti tentimin e tij nga 11-metërshi.

Rastet për të dyja skuadrat nuk munguan as në pjesën e dytë, por gola nuk pati.

Malisheva ka 17 pikë pas 13 ndeshjeve të luajtura dhe është në mesin e tabelës.

Feronikeli 74 mbetet në pozitën e tetë, me 12 pikë.

Exit mobile version