Feronikeli 74 dhe Malisheva kanë barazuar në ndeshjen e xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Për Feronikelin ishte barazimi i dytë në katër ndeshjet e fundit. Ka edhe dy disfata në këtë ecuri.
Ndërkohë, Malisheva në pesë ndeshjet e fundit ka dy humbje, dy barazime e një fitore, atë ndaj Prishtinës në xhiron e kaluar.
Në pjesën e parë, Jakup Berisha i vendësve e qëlloi transversalen me gjuajtje të fuqishme, ndërsa në minutën e pestë të shtesës në pjesën e parë, portieri i Malishevës, Flamur Gashi, e priti tentimin e tij nga 11-metërshi.
Rastet për të dyja skuadrat nuk munguan as në pjesën e dytë, por gola nuk pati.
Malisheva ka 17 pikë pas 13 ndeshjeve të luajtura dhe është në mesin e tabelës.
Feronikeli 74 mbetet në pozitën e tetë, me 12 pikë.