13.5 C
New York
Saturday, April 19, 2025

Buy now

Fero rikthehet në muzikë, publikon këngën “A pe sheh”

- Advertisement -

Pas një periudhe të gjatë pauze nga muzika, reperi i njohur shqiptar Feronit Shabani i njohur si Fero është rikthyer fuqishëm në skenë me këngën më të re, “A pe sheh”.

“A pe sheh” është një projekt i ngarkuar me mesazhe personale që i drejtohen ish-partneres së tij, modeles Arbenita Ismajlit dhe avokates së kësaj të fundit.

Kënga përbën jo vetëm një rikthim muzikor, por edhe një shprehje të hapur të ndjenjave dhe realitetit të tij personal, veçanërisht lidhur me procesin ligjor për kujdestarinë e vajzës së tyre.

Në këtë këngë, ai i drejtohet ish-bashkëshortes e po ashtu avokates, duke pohuar se nuk e ka parë vajzën që tetë muaj.

Ky rikthim vjen pas një pauze nga muzika, gjatë së cilës artisti ishte tërhequr për t’iu përkushtuar besimit islam, një vendim që ai e kishte bërë të ditur në rrjetet sociale.

Ai rikthehet jo vetëm si reper, por edhe si baba, dhe njeri në kërkim të asaj që ai thotë drejtësisë për vajzën.

Në një intervistë për Kanal 10, ai deklaroi se arsyeja e rikthimit të tij në muzikë ishte vajza.

Të ngjashme

Të fundit