Pas qëndrimit publik të modeles Arbenita Ismajli, lidhur me dhunën e ushtruar nga bashkëshorti i saj dhe pritja e verdiktit nga drejtësia, menjëherë ka ardhur edhe një kundërpërgjigje nga vetë reperi.
Fero thotë se Arbenita nuk duhet që të viktimizohet nëpërmjet vajzës së tyre që quhet Nina, duke i vënë në dukje se e ëma e tij është kujdesur gjithë kohës për të.
Ai i drejtohet Arbenitës se meqënëse çështja e tyre është në gjyq, mbetet në pritje se si do të vendosë drejtësia.
Fero ka përfunduar në burg pas akuzave për dhunë. Ngjarja ndodhi në banesën e tyre në Gjilan. Fero e ka dhunuar, goditur me grushte e më pas i ka thyer edhe telefonin modeles së njohur. Ajo është larguar nga banesa bashkë me vajzën e vogël, Nina.