9.2 C
New York
Friday, October 24, 2025

Buy now

Fero mohon martesën që dikur vetë e kishte konfirmuar

- Advertisement -

Reperi i njohur Fero ka lënë të kuptohet se aktualisht nuk është në një lidhje dashurie, duke theksuar se për momentin, fokusi i tij kryesor është karriera muzikore. Ai ka theksuar se ka zgjedhur t’i përkushtohet kësaj fushe.

Këto deklarata ai i bëri gjatë një interviste me Arbana Osmanin në emisionin “Mirëmbrëma Yje”

Kur Arbana e pyeti drejtpërdrejt nëse “ka dikë në jetën e tij”, reperi dha një përgjigje mohuese duke nënkuptuar se nuk është aktualisht në ndonjë romancë.

“Me të tregu drejt, unë jam nuk t’u u marrë me lidhje jam i fokusuar në karrierën time edhe zakonisht lidhjet, prej përvojës time jetësore, lidhjet të qesin…sepse të duhet përkushtim. Aq është dinamike muzika e biznesi i muzikës, saqë nëse e ke një partner, të dekoncentron nga sukseset dhe aktivitetet e karrierës. Kështu që, unë jam kështu rehat, më mirë merrem me muzikë”, ka deklaruar Fero gjatë kësaj interviste.

Deklarata e tij vjen edhe pas raportimeve të bujshme për martesën e tij të dytë, një gjë që e kishte konfirmuar vetë ai, muaj më parë, përmes rrjeteve sociale.

Reperi i është rikthyer muzikës pas një pauze dyvjeçare, periudhë të cilën ai e kishte shfrytëzuar për reflektim dhe kthjelltësi në uniformë me angazhimin e tij për t’iu përkushtuar fesë islame.

Përveç tjerash, reperi gjatë kësaj interviste ka folur gjerësisht edhe për bujën e madhe, dhe për dramën që ka përfshirë atë dhe ish-bashkëshorten e tij Arbenita Ismajlin dhe problematikat e vazhdueshme për çështjen e kujdestarisë së vajzës.

Të ngjashme

Të fundit