-2.3 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Fernandinho do të largohet nga Man City

- Advertisement -

Mesfushori i Manchester City, Fernandinho do të largohet në fund të sezonit nga ‘Etihad’.

Braziliani ka kontratë me ‘Citizens’ deri në fund të këtij sezoni dhe rinovimi nuk pritet të ndodhë.

Siç njofton gazetari italian, Fabrizio Romano ai ka vendosur të largohet nga Mançesteri.

Sipas italianit, Pep ka kërkuar nga braziliani të qëndrojë, por ai ka vendosur të largohet pas përfundimit të sezonit nga ‘Etihad’.

Prioriteti i tij mbetet rikthimi në vendlindje, drejt Brazilit.

Fernandinho ka pasur 25 paraqitje në të gjitha garat me Man City ku ka shënuar dy gola dhe regjistruar tri asistime.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit