Ylli i ri i Chelseas, Enzo Fernandez, ka thënë që shpreson që bashkëvendësi i tij, argjentinasi Paulo Dybala t’i bashkohet në “Stamford Bridge”.
“Shpresoj që ai të vijë,” ka thënë Fernandezi për revistën Ole.
“Kam folur me të dhe i kam thënë që po e pres që të hamë bashkë skarë po diçka të tillë”.
Të dy ishin pjesë e kombëtares së Argjentinës e cila e fitoi Kupën e Botës më 2022.