Tashmë ka ardhur dhe zyrtarizimi, Enzo Fernandez bëhet transferimi më i shtrenjtë në historinë e Premier Ligës. Chelsea ka përfunduar me sukses negociatat me Benfica për mesfushorin argjentinas.
Enzo Fernandez është veshur blu për shifrën e çmendur prej 121 milionë euro, të cilat nuk do të shkojnë të gjitha në arkat e klubit portugez.

Ish-klubi i 22-vjeçarit, River Plate do të arkëtojë plot 41 milionë euro nga shumë e 121 milionë eurove nga transferimi i tij te Chelsea. Enzo Fernandez tashmë është bërë lojtari më i shtrenjtë në historinë e Premierligës, duke kaluar Jack Grealish. Ky i fundit u transferua te Manchester City në verën e 2021 për shifrën e 117 milionë euro.