Një zjarr i madh ka përfshirë sot një stallë në Stubëll të Poshtme të Vitisë, duke shkaktuar dëme të mëdha për një fermer, të cilit iu dogjën 42 dele.
Fermerin e vizitoi kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i shoqëruar nga Komandanti i Policisë dhe përfaqësues të Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe asaj të Bujqësisë.
Kryetari Haliti siguroi familjen se Komuna do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të ndihmuar në rikuperimin e dëmeve dhe për t’u siguruar që ata të mos mbeten vetëm në këtë situatë të vështirë.