Reality show “Ferma VIP”, i cili vitin e kaluar u moderua nga Luana Vjollca, këtë vit do të vijë me ndryshime të rëndësishme.
Moderimin nuk do ta shohim më në duart e Luanës, pasi formati do të prezantohet nga Arbana Osmani, edhe me regji bashkëshorti i saj, Eduarti.
Nga burimet e “Prive” të Klan Kosova, mësohet se data e nisjes së këtij reality show është planifikuar për 13 mars.
Përgatitjet thuhet se kanë nisur dhe pritet që ky sezon të sjellë shumë risi, si në organizim ashtu edhe në përmbajtje.
Ndiqni detajet e plota, në videon e bashkangjitur:






