9.2 C
New York
Wednesday, March 19, 2025

Buy now

Ferizi nga dega e LDK-së në Gjermani: Janë bërë pazare me delegatë, po zgjidhen të përkëdhelurit e Abdixhikut

- Advertisement -

Kryetari i degës së LDK-së në Gjermani, Osman Ferizi, ka komentuar reagimin e deputetit të zgjedhur të kësaj partie, Avdullah Hoti, i cili tha se Lidhjes Demokratike të Kosovës i duhet lidership i ri pas rezultateve të 9 shkurtit.

Ferizi, reagimin e Hotit e cilësoi si të vonshëm, por tha se vendi i tretë për LDK-në në rrethanat që ishin krijuar, nuk ishin ato që kanë dëshiruar.

“Ky rezultat, që është vendi i tretë për LDK-në, në rrethanat që ishin krijuar, që ishte një moment i artë për një rikthim në vendin e parë pas një dështimi 4-vjeçar të Qeverisë Kurti, pastaj ballafaqimi i krerëve të PDK-së me një proces gjyqësor në Hagë dhe procesi 4-vjeçar i të gjendurit në opozitë, LDK-së pas zgjedhjeve të brendshme të marsit të 2021, nuk ishte i mjaftueshëm që ne ta arrijmë atë rezultat për të cilin ishte dashur”.

“Fatkeqësia qëndron se janë shumë parametra dhe heshtja shpesh po na vret duke tentuar që t’i ruajmë strukturat dhe harmoninë e brendshme, por vërtetë defektet kanë qenë që nga përzgjedhja e strukturave, përzgjedhja e delegatëve që janë bërë shumë pazare në komune të ndryshme”, tha Ferizi në Edicionin Special në Klan Kosova.

Më tej, ai tha se në zgjedhjet e brendshme të kësaj partie, poste kanë marrë siç i quajti ai “të përkëdhelurit e Abdixhikut dhe vartësve të tij”, që sipas tij, pastaj po rezulton me defekte në zgjedhje të niveleve të brendshme,.

“Po zgjidhen të përkëdhelurit e Abdixhikut dhe vartësve të tij që pastaj po rezulton me defekte në zgjedhjet të niveleve të ndryshme dhe kjo për pasojë po ka fërkime të brendshme. Ne jemi dëshmitarë se që nga shkuarja në amshim e presidentit Rugova, rivaliteti mes Fatmir Sejdiut dhe profesorit Nexhat Daci, e përgjysmoi partinë”, tha ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit