32.4 C
New York
Tuesday, June 24, 2025

Buy now

Ferizaji nënshkruan me futbollistin që luante në Zvicër

- Advertisement -

Ferizaji po vazhdon me blerje. Skuadra e Superligës ka zyrtarizuar sot transferimin e Rejan Thaçit. Mbrojtësi ka përvojë edhe në futbollin zvicërian, ndërsa ishte edhe pjesë e Kosovës U21. “ Mirë se vjen, Rejan Thaçi

FC Ferizaj ka kënaqësinë të prezantojë përforcimin më të ri për sezonin e ri — mbrojtësin e krahut të majtë Rejan Thaçi.

Rejani, i rritur dhe formuar në futbollin zviceran, ka qenë pjesë e disa skuadrave si Yverdon Sport, Stade Lausanne dhe së fundmi te Lancy FC. Përveç përvojës në klubet zvicerane, Rejani ka përfaqësuar edhe Kombëtaren e Kosovës U21, duke treguar kualitetin e tij edhe në arenën ndërkombëtare.

Me përvojën dhe energjinë që sjell, ai vjen për të forcuar repartin tonë në prag të sfidave të Superligës.

I urojmë shumë suksese dhe sa më shumë paraqitje të mira me fanellën e FC Ferizajt” thuhet në njoftimin e skuadrës.

Të ngjashme

Të fundit