Ka përfunduar ndeshja e javës së 26-të mes Ferizajit dhe Dukagjinit.
Ujqit”, kanë arritur t’i rikthehen fitores duke mposhtur Dukagjinin në shtëpi me rezultat 2-1.
Golat u realizuan nga Topalaj në minutën e 51-të dhe Sadriu në minutën e 53-të për Ferizajin, ndërsa për Dukagjinin shënoi braziliani, Vitor Hugo në minutën e 66-të.
Me këtë fitore Ferizaji mbetet në pozitën e 6-të dhe ka gjithsej 35 pikë, ndërsa Dukagjini po ashtu mbet në pozitën e 8-të dhe ka 32 pikë.