16.6 C
New York
Wednesday, September 10, 2025

Buy now

Ferizaj: U ndalën për kontrollim të veturës, iu gjejnë armë – Shoqërohen në stacion policor

- Advertisement -

Janë shoqëruar për në stacion policor dy të dyshuar në Ferizaj.

Sipas njoftimit të policisë, deri sa policët ishin duke patrulluar, të dyshuarit janë ndaluar sot në orët e hershme, rreth orës 02:10.

Gjatë kontrollimit të dokumentacionit të veturës, tek i dyshuari B.J është gjetur një pistoletë dhe 11 fishekë, ndërsa tek i dyshuari tjetër, M.A janë gjetur një pistoletë me pesë fishekë.

Ata janë shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj, e pastaj me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Përndryshe armët e zjarrit dhe fishekët janë sekuestruar.

pixel

Të ngjashme

Të fundit