Ferizaj – Prishtina dhe Drenica – Malisheva hapin sot xhiron e 25-të në Superligën e Kosovës në futboll

- Advertisement -

Superliga e Kosovës në futboll, do të vazhdojë edhe sot (e martë) dhe nesër (e mërkurë), përpara se të shkojë në pushim të detyruar për shkak të ndeshjeve të kombëtareve.

Megjithatë, sot dhe nesër do të zhvillohen dy xhiro në kuadër të elitës së futbollit kosovar.

Xhiro e 25-të e Superligës, do të luhet të sot dhe nesër, kurse xhiro e 26-të, përgjatë vikendit.

Dy ndeshje do të luhen të luhen sot dhe tri tjera nesër për ta përmbyllur xhiron e 25-të, e cila do të ketë përballje interesante.

Sot nga ora 13:00, do të zhvillohen ndeshjet: Ferizaj – Prishtina dhe Drenica – Malisheva.

Ndërkohë, nesër (e mërkurë), gjithashtu prej orës 13:00, do të luhen përballjet: Llapi – Gjilani, Drita – Dukagjini dhe Prishtina e Re – Ballkani.

Pas 24 xhirove të zhvilluara, në dy vendet e para në tabelë janë Ballkani dhe Drita, që kanë tubuar nga 42 pikë.

Futboll, Superliga vazhdon me ndeshje në mesjavë

Të ngjashme

Të fundit