Ferizaj ka shënuar fitore të rëndësishme në luftën e tyre për mbijetesë në Superligën e Kosovës në futboll.
Ferizajasit triumfuan 2:0 ndaj Drenicës në shtëpi, në kuadër të javës së 32-të në elitë.
Albion Krasniqi realizoi golin e epërsisë në minutën e 52-të, para se Betim Haxhimusa të dyfishonte atë.
Me këtë fitore, Ferizaj shkon në kuotën e 34 pikëve në pozitën e parafundit, aq sa ka edhe Trepça’89 një pozitë më lart.
Në anën tjetër, Drenica mbetet e fundit në tabelë dhe pa shpresa për mbijetesë.