4.5 C
New York
Monday, December 8, 2025

Buy now

Ferizaj merr pikë në Prishtinë

- Advertisement -

Skuadra e Prishtinës nuk ka arritur më shumë se një barazim në kuadër të xhiros së 16-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Të dielën, Prishtina barazoi 1:1 në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër Ferizajt për të vazhduar serinë e ndeshjeve pa fitore.

Kjo është pika e parë e fituar e Prishtinës nën drejtimin e trajnerit Afrim Tovërlani, i cili javën e shkuar debutoi me humbje të thellë 4:1 nga Prishtina e Re.

Pjesa e parë e takimit përfundoi pa gola, kurse dy golat u realizuan në pjesën e dytë.

Fillimisht, Prishtina avancoi me anë të sulmuesit Mario Ilievski (51’) kurse Ferizaj barazoi me anë të Jakup Berishës nga penalltia në minutën e 90-të.

Me këtë barazim, Prishtina ka tubuar 27 pikë kurse Ferizaj mbetet i parafundit në tabelë me 16 pikë të mbledhura.

Prishtina është e dyta në tabelë me pikë të barabarta me Dukagjinin por ka një ndeshje më pak të luajtur.

Kjo është ndeshja e pestë rresht e Prishtinës pa fitore në Superligë, ku ka regjistruar tri humbje dhe dy barazime.

Të ngjashme

Të fundit