Skuadra e Ferizaj ka shënuar një fitore të madhe në javën e nëntë në Superligën e Kosovës, pasi mposhti 2:1 Gjilanin.
Dy golat skuadra mysafire i realizoi në pjesën e parë të takimit, shkruan Indeksonline
Fillimisht për 1:0 shënoi Edon Sadriu, kurse të dytin e realizoi sulmuesi Abdul në minutën e 44’të.
Gjilani u rikthye në lojë në pjesën e dytë, pasi sulmuesi boshnjak, Senad Jarovic shënoi për shifrat 1:2.
Por, në minutën e 84’të, Jamal Arago u ndëshku me karton të kuq dhe la skuadrën e tij me një lojtar më pak në fushë.
Pak minuta pa përfunduar ndeshja, Gjilani mori edhe një të kuq dhe ishte mbrojtësi Ramadani që u ndëshkua direkt.
Me këtë fitore, Ferizaj shkon në kuotën e 10 pikëve në pozitën e 7-të, kurse Gjilani në pozitën e 8-të me 9 pikë.