Një rast i çuditshëm ka ndodhur në Ferizaj.
Atje një person është arrestuar e më pas liruar, pasi që i njëjti dyshohet se ia ka qëlluar një qytetari qenin me pushkë gjuetie.
Njoftimi:
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Fsh. Saraishtë, Ferizaj 03.12.2024-15:50. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që me pushkë gjuetie ka qëlluar qenin e viktimës mashkull kosovar. Pushka e gjuetisë, 26 fishekë dhe një pistoletë janë konfiskuar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.