Gjashtë raste të dhunës në familje, janë raportuar brenda një jave në Rajonin e Ferizajt.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj njofton se gjatë javës që shkoj, nga data 10 deri 16 prill 2023 janë raportuar 6 raste të dhunës në familje, prej tyre 4 raste janë raportuar në Ferizaj, 1 rast në Shtime dhe 1 rast në Shtërpcë.
Ndërsa me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, 3 persona janë ndaluar në mbajtje dhe 3 persona tjerë janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.
në njoftim thuhet se policia Rajonale e Ferizajt, rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policë primarë të stacioneve dhe hetues rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje.
Policia apelon tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.
Për të gjitha rastet e dhunës në familje të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat
kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet