25.8 C
New York
Saturday, September 6, 2025

Buy now

Ferit Idrizi viziton Policinë në Vushtrri në 26-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës

- Advertisement -

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, sot ka vizituar Stacionin Policor në këtë komunë me rastin e shënimit të 26-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës.

Ai ka shprehur mirënjohje për punën e të gjithë zyrtarëve policorë, duke theksuar se Policia e Kosovës është dëshmuar ndër vite si institucioni më i besueshëm në vend.

“Policia e Kosovës meriton çdo lëvdatë për angazhimin në sigurinë e vendit. Me përulje i nderojmë edhe të gjithë policët që ranë në krye të detyrës duke mbrojtur sovranitetin e shtetit, ligjin dhe rendin kushtetues”, ka shkruar Idrizi.

Kreu i Vushtrrisë falënderoi policët për përkushtimin e tyre dhe shërbimin e pandalur ndaj qytetarëve.

Të ngjashme

Të fundit