Kandidati për kryetar të Komunës së Vushtrrisë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Ferit Idrizi, është pritur me entuziazëm dhe përkrahje të jashtëzakonshme nga banorët e Stanocit të Poshtëm.
Gjatë takimit me qytetarët, ku mori pjesë edhe kandidati për Kuvendin e Komunës, Rrahim Ajeti, Idrizi u shpreh mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme që banorët e këtij fshati kanë treguar si gjatë mandatit të parë, ashtu edhe tani në prag të zgjedhjeve.
“Stanoci i Poshtëm do të jetë dëshmia më e mirë e investimeve tona në mandatin e ardhshëm,” theksoi Idrizi, duke përmendur projektet që do të realizohen në këtë zonë — park modern, çerdhe për fëmijët dhe infrastrukturë të rregulluar.
Përkrahja e banorëve, sipas Idrizit, është dëshmi e besimit të ndërtuar mbi punë, rezultate dhe vizion të qartë për zhvillimin e Vushtrrisë