25.3 C
New York
Tuesday, October 7, 2025

Buy now

Ferit Idrizi: Shtitarica na priti me entuziazëm për fitoren e madhe të 12 tetorit

- Advertisement -

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Shtitaricë, ku është pritur me entuziazëm dhe mbështetje për fitoren në zgjedhjet e 12 tetorit.

Gjatë vizitës, Idrizi ishte i shoqëruar nga kandidati për Asamblenë Komunale, Mentor Hasani. Ata takuan banorët e fshatit, të cilët shprehën mirënjohje për projektet e realizuara në këtë zonë, veçanërisht për hapjen e çerdhes së re që ka lehtësuar ndjeshëm jetën e shumë familjeve.

Idrizi u shpreh se programi i tij për katër vitet e ardhshme është i fokusuar në përfundimin e projekteve madhore për zhvillimin e Vushtrrisë dhe përmirësimin e jetesës së qytetarëve.

“Shtitarica na priti me entuziazëm për fitoren tonë të madhe! Me banorët e këtij fshati dhe me gjithë Vushtrrinë festojmë fitoren e 12 tetorit,” deklaroi Idrizi, duke theksuar se mbështetja e qytetarëve është dëshmi e besimit në punën dhe vizionin e tij për komunën.

Të ngjashme

Të fundit