17.7 C
New York
Sunday, October 12, 2025

Buy now

Ferit Idrizi: Projekti më i madh gjatë mandatit tim në Vushtrri është parkingu nëntokësor

- Advertisement -

Ferit Idrizi, kryetar i Vushtrrisë dhe njëherësh kandidat i PDK-së për edhe një mandat, në një intervistë në Debat Plus ka folur për projektet e tij të realizuara gjatë mandatit qeverisës.

Ai ka thënë se projekti më i madh në kuadër të investimeve kapitale është parkingu nëntokësor.

“Nëse i shohim si investime kapitale, projekti më i madh është parkingu nëntokësor i cili është promovuar këto ditë. Është tregu i gjelbërt që ka mbetur pa u promovuar për shkak se na kanë marrë shumë buxhet – 11 milionë euro i kemi paguar për kontratën kolektive,” ka thënë Idrizi.

“Mandej është shkolla Mustafa Venhari, që sot do ta promovojmë – një objekt shkollor me 19 klasa mësimi. Pastaj është rruga Drenica, rruga Lumni Surdulli që e kemi zgjeruar, si edhe rruga Bekim Berisha. Kemi ndërtuar sheshin ‘Liria’ bashkë me renovimin e një objekti 120-vjeçar,” ka shtuar më tej Idrizi.

Të ngjashme

Të fundit