25.9 C
New York
Tuesday, October 7, 2025

Buy now

Ferit Idrizi prezanton projektin e Stacionit të ri të Autobusëve në Vushtrri

- Advertisement -

Kandidati për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka prezantuar projektin e madh të ndërtimit të Stacionit modern të Autobusëve, një kërkesë e kahmotshme e banorëve të qytetit.

Idrizi ka theksuar se ky projekt është pjesë e zotimit të tij në programin qeverisës për mandatin e dytë dhe se realizimi i tij do të nisë pas 12 tetorit.

“Sot, me shumë kënaqësi, po e bëjmë publik këtë projekt madhor, që do të jetë një prej shumë punëve të mëdha të mandatit tonë të dytë,” ka deklaruar Idrizi, duke theksuar se stacioni do të shërbejë për lehtësimin e lëvizjes dhe zhvillimin urban të qytetit.

Të ngjashme

Të fundit